Flash

Tensionet në Lindjen e Mesme, Franca rrit masat e sigurisë në qytetet e populluara nga hebrenjtë

Lapsi.al 15 April 2024
Tensionet në Lindjen e Mesme, Franca rrit masat e sigurisë në

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin urdhëroi të dielën prefektët të rrisin masat e sigurisë në vendet me popullsi hebre, si dhe në shkollat ​​hebraike, një ditë pas sulmit të drejtpërdrejtë të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe përpara Pashkëve.

Ministri u kërkoi prefektëve të siguronin një prani statike dhe të dukshme të forcave të zbatimit të ligjit përpara objekteve të adhurimit të komunitetit hebre dhe ndërtesave. Me afrimin e Pashkëve ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që t'u kushtojnë vëmendje" të veçantë shërbimeve dhe tubimeve që tradicionalisht mbledhin shumë njerëz. Më tej, Ministri i Brendshëm kërkoi që nga sot të ketë roje statike sistematike në hyrje-daljet e studentëve përpara seminareve hebreje.

Përveç kësaj, Gerald Darmanen bëri thirrje për kalime të rregullta të forcave të policisë dhe xhandarmërisë" përpara dyqaneve të specializuara të komunitetit hebre. Ai i mori këto vendime për shkak të nivelit shumë të lartë të kërcënimit terrorist në Francë, si dhe vazhdimit të tensioneve në nivel ndërkombëtar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI