Flash

Video/ Plasin polemikat në Spanjë, Dani Lorenzo i Malaga i merr tifozit 50 euro për fanellën: "Nuk jam milioner"

Lapsi.al 15 April 2024
Video/ Plasin polemikat në Spanjë, Dani Lorenzo i Malaga i merr
Po bën xhiron e internetit... negativisht gjesti i Dani Lorenzo, futbollistit të Malaga (skuadër që luan në Division 3 spanjoll). Mesfushori 21-vjeçar u përjetësua nga kamerat e El Chiringuito TV teksa i shiste fanellën e tij një tifozi në qendrën stërvitore për 50 euro. Futbollisti u kritikua shumë në rrjetet sociale. "Unë nuk jam milioner, do të doja të isha - u përpoq të justifikohej futbollisti i Malaga -. Ata na japin një numër të caktuar fanellash për t'i shpërndarë dhe unë tashmë e kam tejkaluar këtë, atëherë klubi na detyron të paguajmë për fanellat dhe u duk e natyrshme për mua që të pranoja paratë që më dhanë. E bëra me gjithë mirëbesimin e botës, por duke reflektuar besoj se nuk duhej ta kisha bërë. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë". Por duke parë reagimet që gjesti i tij shkaktoi, duket pikërisht se njerëzit nuk e kanë kuptuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI