Flash

Xavi nuk i beson PSG-së: "Do të jetë një ndeshje e vështirë, Montjuïc si Camp Nou"

Lapsi.al 15 April 2024
Xavi nuk i beson PSG-së: "Do të jetë një ndeshje e

Xavi Hernandez është gati të përballet me PSG, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Barcelona e tij do të jetë në gjendje të llogarisë në avantazhin e fituar në përmbysjen spektakolare 2-3 në Paris, por trajneri nuk i beson parisienëve: "Për ne është një mundësi e madhe - ishin fjalët e tij në konferencë -. Ne luajmë në shtëpi dhe Montjuïc duhet të ngjajë me Camp Nou e mbrëmjeve të shkëlqyera. PSG nuk do të vijë si vizitor, por do të vijë të na bllokojë lojtar për lojtar. Do të jetë një PSG e guximshme dhe pse kemi një avantazh, duke luajtur në shtëpi. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi të emocionuar në kuptimin e mirë të fjalës".

Më pas trajneri foli për ndjesitë e tij personale: "Jam mirë, jam i motivuar. Jam shumë krenar që mund të kualifikohem në gjysmëfinale dhe po ashtu edhe tifozët e Barcelonës. Është një mundësi e madhe. Unë jam i gëzuar dhe i emocionuar që jam këtu ku jemi".

Presidenti Laporta ka qenë shumë pranë skuadrës ditët e fundit: "Ka sërish entuziazëm dhe mund ta shihni te njerëzit, por edhe te presidenti. Sot ai donte të ishte me ekipin për të dhënë mbështetjen dhe besimin e tij. Jam i lumtur ta shoh atë kaq të emocionuar. Ne kemi rikuperuar entuziazmin që mungonte gjatë sezonit".

PSG E LUIS ENRIQUE

Më pas Xavi u ndal te rreziqet që mund të vijnë nga PSG: "PSG dhe në përgjithësi skuadrat e Luis Enrique shkojnë gjithmonë në sulm. Ata do ta bëjnë këtë edhe më shumë nesër, duke qenë se i duhet rezultati. Nëse nuk kanë spekuluar gjatë gjithë sezonit, ata do ta bëjë edhe më pak nesër. Rikthimi i Hakimi? Ata kanë aq shumë opsione, saqë ju nuk e dini se cilat mund të shfrytëzojnë. Ne duhet të kemi një strukturë loje shumë të qartë. Në stërvitjen e fundit do e provojmë, me ndonjë variant, por lojtarët e mir kanë treguar kthjelltësia të madhe në stërvitje".

Lexo më tej: "Tani duam gjysmëfinalen". Xavi krenar për Barcelonën e tij, Luis Enrique nuk dorëzohet: "Kthimi si finale"

Në fund, një koment për rivalin e tij, Luis Enrique, i cili ishte edhe mentori i tij në të kaluarën: "Ndoshta bashkë me Luis Aragonés dhe Pep Guardiola ai është ndër tre trajnerët që ka ndikuar më shumë tek unë. Kur mendoj se çfarë duhet të bëj, kujtoj mësimet e tyre

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI