Flash

Akuza për ngacmim seksual ndaj futbollisteve, dorëhiqet trajneri i Santos: Lima kërcënohet me vdekje

Lapsi.al 16 April 2024
Akuza për ngacmim seksual ndaj futbollisteve, dorëhiqet trajneri i
Një hije e re ngacmimi seksual bie mbi futbollin e femrave. Episodi i fundit vjen nga Brazili dhe ka të bëjë me Santos. Trajneri i ekipit të parë Kleiton Lima ka dhënë dorëheqjen orët e fundit, pas një proteste të fortë të lojtareve kundërshtare. Trajneri u pezullua nga klubi shtatorin e kaluar pasi shtypi vendas publikoi letra anonime të shkruara nga 19 lojtare, të cilat e akuzuan se kishin pësuar ngacmime seksuale nga Lima. Santos e kishte larguar përkohësisht nga detyra për të kryer një hetim të brendshëm, i cili megjithatë nuk dha asnjë konstatim. Kështu trajneri u rikthye në stol në fillim të prillit.

REVOLTA

Megjithatë, të premten e kaluar, para ndeshjes së kampionatit kundër Santos, lojtaret e Corinthians protestuan kundër pranisë së teknikut Lima dhe mbuluan gojën dhe veshët gjatë luajtjes së himnit brazilian. Kështu, trajneri vendosi të jepte dorëheqjen. “Për të ruajtur familjen, integritetin dhe vetë kompaninë, Lima ka kërkuar të ndërpresë marrëdhënien me Santos. Edhe pse është i bindur se nuk ka kryer asnjë nga veprimet për të cilat akuzohet, Lima e ka kuptuar se dorëheqja është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftimin e klubit. Lexo më tej: Video/ Dramë kombëtare në Brazil, ish-klubi i Pelé Santos rrëzohet në B: lot e përplasje të dhunshme pas disfatës Santos zbuloi gjithashtu se Lima ka marrë kërcënime me vdekje dhe se çështja është mbyllur për ta. Ai do të zëvendësohet nga Wesly Otoni si trajner i përkohshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI