Flash

Gjyshërit zhdukin nipin 3-vjeçar, dyshohet se e kanë larguar jashtë shtetit

Lapsi.al 16 April 2024
Gjyshërit zhdukin nipin 3-vjeçar, dyshohet se e kanë larguar

Një fëmijë, vetëm 3 vjeç, është marrë nga gjyshërit e tij, me qëllim për ta ndarë nga e ëma.

Kjo e fundit kishte denoncuar zhdukjen e djalit të saj, duke ngritur në këmbë efektivët e Policisë së Durrësit. Sipas saj, fëmijën e kishte dërguar tek gjyshërit nga ana e të atit, i cili kishte ndërruar jetë prej më shumë se një viti për shkak se ishte përfshirë në një aksident rrugor. Por gjyshërit kishin një tjetër plan.

Rexhep dhe Ile Gjuni e kishin marrë fëmijën, si zakonisht, por nuk e kanë kthyer tek e ëma. Pasi është marrë në pyetje nga Policia, të moshuarit pretenduan se djalin e kishin lënë tek të afërmit e tyre në Kukës, por i mituri nuk është gjetur në qytetin verior. Nëna ka kryer denoncimin, pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht sa herë kërkon që ta takonin, ndaj nuk gjen dot shkakun e rrëmbimit të të birit.

"Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga Policia që të më gjejë djalin. Nuk e di pse ka ndodhur e gjithë kjo pasi unë nuk e kam penguar kurrë fëmijën që të shkonte dhe të takonte gjyshërit e tij,"-ka deklaruar nëna e të miturit.

Ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit, por nuk dihet se nga cila pikë kufitare ka dalë. Policia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet i mituri.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Devoll

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmë në një pus me ujë në Devoll. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll. 83 vjeç, ba...

08:07

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI