Flash

Juventus bënte plane, Palmeiras e prezantoi: Felipe Anderson ikën nga Lazio e befason bardhezinjtë

Lapsi.al 16 April 2024
Juventus bënte plane, Palmeiras e prezantoi: Felipe Anderson ikën nga
Pas Luis Albertos, Lazio humbet një tjetër pjesë të rëndësishme. Në profilin e tij në Instagram, Felipe Anderson njoftoi lamtumirën e tij nga bardhekaltrit, duke shpjeguar se nuk kishte arritur një marrëveshje për rinovimin. Braziliani, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit, ishte në shënjestër të Juventus, por preferoi të kthehej në shtëpi për të luajtur në Brazil, ku Palmeiras tashmë ka njoftuar blerjen e tij. “Në respekt të Lazio dhe të gjithë njerëzve të tij që më kanë mbështetur gjithmonë, ju informoj se nuk kam arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin. E për këtë arsye do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm. Gjithmonë kam treguar me vepra profesionalizmin tim dhe angazhimin tim ndaj Lazio, ndaj ju siguroj se do të vazhdoj të përkushtohem deri në ditën e fundit të kontratës sime për të nderuar këtë fanellë. Faleminderit për gjithçka!". Lexo më tej: Juventus nis kursimet në kurriz të Lacios: me parametër zero vjen Felipe Anderson Felipe Anderson do të kthehet kështu në shtëpi pasi ka pranuar propozimin e Palmeiras. Ai madje kishte refuzuar edhe një tjetër ofertë nga Brazili. Asgjë për të bërë për Juventus, që e kishte ndjekur me shumë vëmendje javët e fundit dhe ishte përpjekur ta bindte të vishej bardhezi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI