Flash

Komisionet hetimore/ Rama i dredhon marrëveshjes me opozitën

Lapsi.al 16 April 2024
Komisionet hetimore/ Rama i dredhon marrëveshjes me opozitën

Me pretekstin e 5 minutave pushim, deputetët socialistë u larguan nga mbledhja e komisionit hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS për të mos u rikthyer më aty. Preteksti i 5 minutave pushim kaloi në bojkot të përhershëm të komisionit dhe bllokimin e hetimit parlamentar, për një nga skandalet më të mëdha që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Në një mesazh që shpërndau për mediat, deputeti socialist Toni Gogu fajësoi drejtimin "e çartur" të komisionit nga ana e kryetarit, Ervin Salianji.

"Dje u larguam, pasi me keqardhje konstatuam sesi ligji shkelej si të ishte bishti i një cigareje, që e ke ndezur sa për të kaluar mërzitjen apo sëkëlldinë e radhës. Shkelej me këmbë, me duar e me fjalë" shkruajti Gogu.

Preteksti për mosmarrëveshjen është lista e zyrtarëve të thirrur nga komisioni hetimor. Opozita thirri si dëshmitarë drejtorin e përgjithshëm i policisë, përfaqësues nga shërbimi informativ apo vetë kryeministrin Rama.

“PS kërkon që ne të mos bëjmë kërkesa për informacion, madje t’i korrektojë kërkesat. Aktet janë të miratuara dhe administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat tona për informacion, dhe të përgjigjen brenda 5 ditëve, ose do të përballen me kallëzim penal për shpërdorim detyre”, u shpreh deputeti demokrat.

E njëjta situatë është edhe në komisionin hetimor për koncensionet në shëndetësi. Edhe aty, socialistët kanë braktisur diskutimet dhe janë larguar për të mos u kthyer më.

“Qartazi duan ta pengojnë, sepse nuk duan të bëjnë transparencë për vjedhjen dhe abuzimin e e 200 milionë euro, për 2 koncesionet e Check up dhe Sterilizimit” është shprehur Albana Vokshi, që i ka nisur kërkesat për dëshmitarë vetëm me votat e opozitës.

Hetimi për ndërhyrjet në TIMS dhe për koncensionet në shëndetësi ishte produkt i marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që i dha fund protestës së opozitës në parlament.

Vetëm kur socialistët pranuan ngritjen e dy komisioneve hetimore, atëherë opozita u rikthye në kuvend dhe pranoi të votonte amnistinë penale.

Por megjithëse arritën një pakt të përbashkët, sërish ata po e refuzojnë hetimin. Kjo nuk do të ishte hera e parë, që socialistët i shmangen marrëveshjes me opozitën.

Rasti më tipik ishte marrëveshja e nënshkruar në 5 Qershor të vitit 2020, mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ligjin zgjedhor. Socialistë dhe demokratë u bënë bashkë për të ndryshuar kodin zgjedhor, por nuk kaloi shumë dhe Rama ndaloi koalicionet, duke i bërë një ndryshim të thelbësor kodit zgjedhor.

Kur opozita e kundërshtoi ndalimin e koalicioneve të përbëra, ishte tepër vonë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI