Flash

Mund të jetë pankina e fundit në Champions, Tuchel: "Me Arsenal kemi 50% mundësi"

Lapsi.al 16 April 2024
Mund të jetë pankina e fundit në Champions, Tuchel: "Me

Ndeshja e nesërme kundër Arsenal mund të jetë pankina e fundit në Champions League me Bayern Munich për Thomas Tuchel. Tekniku gjerman javë më parë njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit. Bavarezët, megjithatë, e nisin me një avantazh të lehtë (2-2 në ndeshjen e parë) dhe do të shesin shtrenjtë jetën për të mos parë të zhduket edhe objektivi i fundit i një sezoni, deri tani, jashtë pritshmërive. "Duhet të japim gjithçka. Kemi nevojë për pasion dhe të njëjtën disiplinë taktike si në ndeshjen e parë. Ne vërtet duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo tifoz të vijë të na mbështesë dhe të na inkurajojë - shpjegoi ai në konferencën për shtyp -. Kemi nevojë për atë shtytje shtesë për të mundur Arsenal".

"Ne kemi një avantazh të vogël nëse merr parasysh përvojën tonë në këtë kompeticion. Por për ta kthyer atë në një avantazh vendimtar, ne kemi nevojë për paraqitje të mirë - shtoi Tuchel -. Ne kemi mundësinë ta bëjmë këtë për të hedhur hapin tjetër të madh në këtë sfidë të mrekullueshme. Jemi gati të vendosim gjithçka në tavolinë”.

Lexo më tej: Video/ 6 gola e spektakël në Bernabeu, Real e City lënë gjithçka për aktin II: Arsenal barazon 2-2 me Bayern

VLERËSIMI PËR KUNDËRSHTARIN

Tuchel ka një respekt të madh për Arsenal. “Ata përpiqen të krijojnë epërsi në të djathtë me Saka dhe Odegaard, por janë shumë fluidë dhe të aftë për të ndryshuar mënyrën e sulmit. E pamë edhe në ndeshjen e tyre të fundit në kampionat. Në ndeshjen e parë luajtëm me shumë kujdes dhe e zgjidhëm mirë situatën, por ishte vetëm pjesa e parë. Në shtëpi duhet të bëjmë gjithçka përsëri si herën e parë - analizoi trajneri gjerman -. Kushdo që thotë se duhet të dalim përpara, e ka gabim sepse injoron faktin që po luajmë kundër Arsenal dhe kemi 50% mundësi për të kaluar. Ne duam të shkojmë përsëri në gjysmëfinale dhe pastaj deri në fund, sepse fitimi i Champions League do ta ëmbëlsonte sezonin. Deri më tani kemi performuar nën pritshmëritë, por nuk nevojitet kjo për t'u motivuar”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI