Flash

Vëllai i Conte tallet me teknikun Inzaghi: "Ka nga ata që lexojnë historinë, e nga ata që e shkruajnë"

Lapsi.al 16 April 2024
Vëllai i Conte tallet me teknikun Inzaghi: "Ka nga ata që
"102 pikë! Ka nga ata që lexojnë historinë... e nga ata që e shkruajnë!". Është një thumbim i vërtetë ndaj Simone Inzaghi, që vjen nga profili në Instagram i Daniele Conte, vëllai i trajnerit të fundit që fitoi titullin me Inter. Inzaghi, pas barazimit ndaj Cagliari humbi mundësinë për të përmirësuar ose barazuar rekordin e pikëve në Serie A, të mbajtur nga Antonio Conte në pankinën e Juventus në sezonin 2013/14.

VËLLAI I CONTE TALLET ME TEKNIKUN INZAGHI

Në profilin e tij në Instagram, Daniele, vëllai i trajnerit Antonio Conte, ka bërë një postim dedikuar vëllait të tij. Njëkohësisht, postimi ka qenë edhe një ngacmim për Simone Inzaghi. Vëllai i Antonios në fakt ka publikuar një foto të Juventus 2013-14, të drejtuar nga trajneri barez, veçanërisht ato që tregojnë ish-trajnerin me fanellën 102, si pikët e shënuara nga bardhezinjtë në atë sezon dhe në Serie A. Një rekord që Interi i teknikut Inzaghi nuk mund ta arrijë dot këtë vit, pas barazimit me Cagliarin në javën e fundit të kampionatit. Lexo më tej: Video/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër Milan është e nevojshme fitorja për titullin Daniele Conte prandaj feston ruajtjen e rekordit të vëllait të tij dhe nën postim shkruan: "102 pikë! Ka nga ata që e lexojnë historinë... e nga ata që e shkruajnë! It's not for everyone.." Një referencë e qartë për teknikun Inzaghi, i cili lexon historinë e bërë nga Juventus i Antonio Conte, në atë sezon.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Daniele Conte (@dconted)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI