Flash

Video/ I kërkoi një selfie e kërkoi ta mashtrojë, tërbohet Gimenez me tifozin: "Mendon që jemi budallenj?"

Lapsi.al 16 April 2024
Video/ I kërkoi një selfie e kërkoi ta mashtrojë,
Të shumtë janë tifozët që presin me durim çdo ditë jashtë qendrave sportive të skuadrës së tyre të preferuar për të marrë një autograf apo për të bërë një selfie me idhujt e tyre të futbollit. Ndonjëherë, megjithatë, gjërat nuk shkojnë plotësisht mirë. Ajo që ndodhi pasditen e djeshme jashtë Ciudad Civitas Deportiva Atlético de Madrid, terreni stërvitor dhe baza akademike e Colchoneros, është dëshmi e kësaj. Mbrojtësi Josè Gimenez ndaloi në makinën e tij për të bërë disa selfie me disa tifozë të rinj. Njëri prej tyre, megjithatë, ka tentuar ta “mashtrojë”, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm dhe të furishëm...

SELFIE ME FILTRA, GIMENEZ TËRBOHET

Pasi ka përfunduar stërvitjen me Atleticon, në prag të ndeshjes vendimtare të kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Borussia Dortmund, Gimenez i lejoi vetes të bënte foto me disa tifozë. Njëri prej tyre u afrua për të bërë një selfie, por ai përdori një filtër që e mërziti jo pak lojtarin uruguaian: "Ju nuk jeni tifozë të vërtetë, është për shkak të njerëzve si ju që lojtarët nuk ndalojnë. Ju mendoni se jemi budallenj?", nënvizoi mbrojtësi i Colchoneros. Videoja e episodit filloi menjëherë të qarkullonte në rrjetet sociale, duke u bërë shpejt virale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI