SHERR MES LOJTARËVE TË CHELSEA PËR TOPIN
Chelsea e dominoi Everton në Premier League, duke e mposhtur 6-0, falë, mbi të gjitha, Cole Palmer. 21 vjeçari shënoi një poker që e çoi atë në krye të golashënuesve së bashku me Haaland. Goli i katërt i yllit anglez erdhi nga një penallti, por ishte një mollë sherri mes Blues. Pasi arbitri fishkëlliu një penallti për goditjen me bërryl ndaj Madueke, filloi debati se kush duhet ta merrte topin dhe të ekzekutonte penalltinë. Dy të parët që debatuan ishin Madueke dhe Nicklas Jackson, që pastaj u ndanë nga Thiago Silva i cili i dha të drejtë sulmuesit që kishte fituar penalltinë. Por më pas erdhi Palmer dhe i mori topin Madueke me ndërmjetësimin e kapitenit të Chelsea Gallagher. Jackson gjithashtu pretendonte penalltinë, por u shtyhet larg nga Palmer. Në fund ishte anglezi ai që fitoi të drejtën e penalltisë, duke mposhtur Pickford për herë të katërt.This should be the last time this ever happens at Chelsea Football Club under Mauricio Pochettino.
pic.twitter.com/xDJvBDymoe — ChelsTransfer (@ChelsTransfer) April 16, 2024