Flash

Zbulohet një kompani që falsifikonte dokumente, arrestohen tre persona në Tiranë

Lapsi.al 16 April 2024
Zbulohet një kompani që falsifikonte dokumente, arrestohen tre persona

Ditën e sotme është zbulohet një subjekt në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente, ndërsa janë vënë në pranga 3 persona. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 37 vula të falsifikuara që i përkisnin institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, operacioni policor i koduar “Vula”.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Zbulohet një subjekt (firmë) në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente. Gjithashtu, në këtë subjekt kishte mallra të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar.

Arrestohen në flagrancë 2 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 1 shtetas që u kap duke marrë një certifikatë pronësie false.

Sekuestrohen 37 vula të falsifikuara të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, për goditjen e një rasti të falsifikimit të dokumenteve, në një subjekt privat (firmë), në Yzberisht, ku kryheshin dhe krime të tjera ekonomiko-financiare, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vula”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ç. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë;

A. R., 55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës;

F. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Ç. B. dhe A. R., nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm. Ndërkaq, shtetasi F. Sh. u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.

Në ambientet e subjektit privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatua se ishin punësuar shtetas, pa u siguruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Devoll

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmë në një pus me ujë në Devoll. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll. 83 vjeç, ba...

08:07

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI