Flash

Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: "I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni"

Lapsi.al 17 April 2024
Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: "I kuqi për
I përjashtuar gjatë ndeshjes për një protestë vibruese, i tërbuar pas ndeshjes për një eliminim që erdhi “vetëm sepse Barcelona u detyrua të luante në inferioritet numerik për shkak të një gabimi arbitrimi që komprometoi punën e një sezoni të tërë. Përjashtimi i Araujo në mënyrë të qartë ndryshoi ndeshjen”. Kështu është shprehur Xavi, trajneri i blaugranave, pas humbjes 4-1 ndaj PSG. Një gjysmëfinale që katalanasit, sidoqoftë, nuk reshtën së ndjekuri, të paktën deri në golin e fundit të Mbappe, i cili në fund të ndeshjes shuajti të gjitha shpresat e vendasve. Lexo më tej: Video/ Barcelona shembet me 10 lojtarë, Psg në gjysmëfinale: poker i Dortmund, përmbyset Atletico Por zemërimi i Xavit shoqërohet edhe me zhgënjimin e tifozëve blaugrana pikërisht ndaj trajnerit. Xavi, pas kartonit të kuq të arbitrit Kovacs ndaj Araujo, largoi Yamal nga fusha për të futur Inigo Martinez. Vendimi teknikut spanjoll ngjalli shumë dyshime. Por Xavi, duke folur sërish për Sportmediaset, nuk tregoi asnjë pendesë: "Jo, keqardhja ime është vetëm për eliminimin që erdhi për shkak të një gabimi të arbitrit që na pengoi të luanim 11 kundër 11. Kovacs ishte një katastrofë. Në barazi numerike, si në Paris dhe këtu, ne e kontrolluam gjithmonë ndeshjen".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI