Flash

Botërori për Klube, Barcelona jashtë për faj të Champions: me Real Madrid shkon Atletico

Lapsi.al 17 April 2024
Botërori për Klube, Barcelona jashtë për faj të
Kohë e vështirë për Barcelonën, që mbetet gjithashtu edhe jashtë Botërorit të FIFA-s për klube, të planifikuar për verën e vitit 2025 në SHBA. Për Spanjën, përveç Real Madrid, kualifikohet edhe Atletico Madrid. Sipas përllogaritjes së pikëve për klasifikimin hyrës, Barcelona duhej të ishte kualifikuar në finalen e Champions League të këtij viti dhe të shpresonte që Colchoneros të dilnin jashtë ndaj Borussia Dortmund. Me eliminimin e të dyja skuadrave në çerekfinale, renditja mbetet e pandryshuar dhe avantazhi i skuadrës së Simeone ndaj Barcelona nuk mund të rikuperohet më. Lista e skuadrave evropiane që do të marrin pjesë në turneun e ri është pra pothuajse e plotë. Vendi i fundit i disponueshëm do të jetë një garë mes Arsenal dhe Salzburg. Gunners janë përpara austriakëve në renditje, por kjo nuk llogaritet sepse Anglia ka kualifikuar tashmë Chelsea dhe Manchester City si fitues të Champions League në 2021 dhe 2024 dhe për këtë arsye Arsenal mund të kualifikohet vetëm nëse fiton Champions këtë vit. Përndryshe, duke pasur parasysh se skuadrat e tjera në Champions League tashmë janë kualifikuar, Salzburg do të jetë ai që buzëqesh. Lexo më tej: Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: "I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni"

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Direkt: Manchester City - Chelsea - Real Madrid Me renditje: Bayern Munich - Borussia Dortmund - Inter - PSG - Porto - Benfica - Juventus - Atletico Madrid - Salzburg/Arsenal

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI