Flash

"I fiksuari" pas mbrojtjes, thyhet në pikën e fortë: Partizani ka pësuar 14 gola në 16 ndeshje me teknikun Shehi

Lapsi.al 17 April 2024
"I fiksuari" pas mbrojtjes, thyhet në pikën e fortë:

Dy herë Montenegro gjeti mundësinë të godiste një prapavijë tolerante, aq sa për të humbur nga kontrolli qendërsulmuesin e Egnatias, duke zbuluar ndoshta edhe pikën e dobët të luhatjeve të Partizanit të drejtuar nga Orges Shehi. Jo se sulmuesit kanë bërë namin, me vetëm 20 gola në 16 ndeshje, por aty kanë qenë edhe mungesat më të forta. Herë Mba, Bintsouka, e vetë Skuka që tani po udhëheq ofensivën e skuadrës kanë munguar për shumë ndeshje. Pa llogaritur Kekon, që luajti ndeshjen e parë si titullar nga janari, kur Shehi mbërriti në pankinën e të kuqve.

Kështu, problem duket prapavija, që nuk gjen stabilitet dhe nuk ndihmohet as nga shifrat. Që nga nisja e vitit kalendarik 2024 skuadra e 46 vjeçarit ka pësuar 14 gola në 16 ndeshje, praktikisht e ndëshkuar me gol në cdo ndeshje mesatarisht, edhe pse për të thënë të vërtetën portën të paprekur Partizani i Shehit e ka mbajtur në 5 takime. Mungesa e Bytyçit bën mirë të mos jetë ndër arsyet, sepse lojtari e ka mbyllur sezonin dhe nuk do të jetë as për Final 4, ku Shehi shpreson shumë në rritjen e Prekës pas dëmtimit dhe në një amalgam të krijuar me Sotën, fondamentale për të nisur të mos pësojë e pastaj ti hedhë sytë nga Xhuljano Skuka.

Lexo më tej: Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon 'muskujt'

Përtej shifrave e renditjes, ku vendi i tretë është një pozicion më poshtë se ishte kur e mori skuadrën dhe tani kërcënohet nga Dinamo, me të cilën duhet të bëjë llogaritë në derbin direkt të së shtunës, filozofia e ish-portierit është ekuilibri në lojë dhe një dëshirë fikse për të mos pësuar gola. Gjë që me sa duket nuk po arrin ta bëjë në këtë periudhë kohe te Partizani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI