Flash

Ilir Meta sharje ndaj Altin Dumanit "Nuk jam legen si ty"

Lapsi.al 17 April 2024
Ilir Meta sharje ndaj Altin Dumanit "Nuk jam legen si ty"

Ilir Meta ka shpërthyer sot me akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Duke e quajtur me pseudonimin "DumDumani", Meta e quajti "Legen" shefin e prokurorëve të SPAK, që sipas tij kërkon t'i marrë peng familjen.

“Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA, mbështes edhe deklaratën e KLP që u krijua nga emërimet e Arta Markut, jua sqarova dje.

Kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. E kam thënë edhe më parë që në SPAK ka Dum Duman dhe prokurorë që luftojnë krimin.

I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë.

Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL t'ia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?

Pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve si Adriano dhe McGonigali?

Edhe nga burgu do ta shpërbej atë celulë kriminale. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, të kanë thënë të më fusësh në burg amerikanët e tu, po kur të doni.

Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg që në 1992" u shpreh Meta.

Të këshilluara

Zjarr në periferi të Vlorës

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme në periferi të Vlorës në afërsi të zonës Jalli në Nartë. Po ashtu në në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat zjarr...

20:30

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI