Flash

Najdovski shkëlqeu me Kukësin, Fagu vazhdon komedinë; "Ishte i sëmurë"

Lapsi.al 17 April 2024
Najdovski shkëlqeu me Kukësin, Fagu vazhdon komedinë; "Ishte

“Najdovski ka kaluar një gjendje gripale”, “ka vuajtur një shqetësim muskular” janë justifikimet që dëgjohen pas çdo konference për shtyp të pas ndeshjeve nga tekniku Erbim Fagu, në lidhje me mungesën në formacionin titullar të Filip Najdovski. E pra tani është e pamundur të fshihet dëshira e maqedonasit për tu larguar një orë e më parë nga Tirana. Si dhe e drejtuesve të klubit për ta ndëshkuar tani që ai është jashtë projektit.

Në momentin e vuajtjes në ndeshjen e fundit kundër Kukësit në Arena Kombëtare, Fagu u detyrua të kërkonte ndihmën e Najdovskit ndaj një Mici që po kishte jetë të vështirë në një kundër një me Salami. E ish-kapiteni në ato 30’ kur u thirr në fushë, ishte dukshëm në formë brilante, aq sa për të qenë më i miri në fushë i bardhebluve. Rikuperimet sa fizike aq dhe kualitative, bashkë me mbylljet eksperte të hapësirave përgënjeshtrojnë “gjendjen gripale” të pretenduar.

GËSHESHTRAT DY MUJORE

Situatë që zgjat prej dy muajsh, që kur Najdovski hodhi shiritin e kapitenit kur u zëvendësua në ndeshjen me Erzenin. Klubi shpejtoi ta zyrtarizonte të dëmtuar, por edhe pse lojtari u bashkua me grupin që para pauzës së kombëtares kthimi në fushë mes titullarëve nuk ka ndodhur sepse, sëmundja vazhdon të godasë para cdo ndeshje e largohet pas saj rregullisht deri tani.

Lexo më tej: Video/ Abazaj i jep fitoren Tiranës në fund: Ferataj i mohoi penalltinë e traversa dy gola Kukësit

Najdovski ishte një nga pedinat më të rëndësishme të viteve të fundit të Tiranës, por qendërmbrojtësi kampion e nënkampion e për më tepër kapiteni i bardhebluve, në këtë sezon, e ka parë veten të rrëzuar në hierarki dhe në thyerje të plotë me drejtuesit e klubit. Maqedonasi u ndje i anashkaluar, Halili e akuzonte mungesë impenjimi, drejtuesit se e vonon qëllimisht kthimin, por me atë që u pa ndaj Kukësit, tjetër gjë e mban Najdosvskin jashtë formacionit të Tiranës…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI