Flash

PAMJE TE RENDA/ Çoi një të vdekur në bankë për të marrë kredi, arrestohet gruaja

Lapsi.al 17 April 2024
PAMJE TE RENDA/ Çoi një të vdekur në bankë për

Një grua në Brazil u arrestua pasi akuzohet se çoi një burrë të vdekur në një bankë për të nënshkruar marrjen e një kredie prej 17 000 realesh (rreth 3000 euro). Erika de Souza Vieira Nunes u arrestua pasi dërgoi trupin e pajetë të 68-vjeçarit, Paulo Roberto Braga në një degë banke në Bangu, një lagje në Rio de Janeiro.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Nunes u përpoq të kryente transaksionin, por një punonjëse e bankës kuptoi se diçka nuk shkonte. “Xhaxha, po dëgjon? Duhet ta firmosësh. Nuk mund të firmos për ty”, - thotë ajo ndërsa vendos një stilolaps mes gishtave të njeriut të vdekur.

Më pas ajo dëgjohet duke i thënë të vdekurit “nënshkruaj këtu dhe mos më bëni me dhimbje koke”. Një punonjës banke dëgjohet duke i thënë gruas se “nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë”.

Skena e çuditshme ngriti alarmin tek punonjësit e bankës, të cilët menjëherë thirrën një ambulancë dhe policinë. Gruaja, e cila pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e Bragas, u arrestua në bankë. Autoritetet thanë se po kontrollojnë kamerat brenda dhe jashtë bankës për të përcaktuar nëse gruaja ka vepruar vetëm apo me bashkëpunëtorë të tjerë. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI