Flash

Prapaskena/ Inter e festa titull: koncert në San Siro e një himn i ri

Lapsi.al 17 April 2024
Prapaskena/ Inter e festa titull: koncert në San Siro e një himn i ri

Ka ende një derbi për t'u luajtur dhe një titull për t'u fituar, por ka edhe një makinë organizative për të aktivizuar. Bestytnitë e tifozëve mënjanë, Inter - si çdo klub në këto situata - ka filluar tashmë diskutimet me Bashkinë dhe Prefektin e Milanos për planin e festimit të kampionatit, që duke qenë se përkon me yllin e dytë, premton të jetë madhështior.

INTER, FESTA NË RAST TITULLI NË DERBI

Nëse titulli do të mbërrinte të hënën në mbrëmje duke mposhtur Milan në derbi, festa do të fillonte të nesërmen. Të martën më 23, autobusi i hapur do të parakalojë nga San Siro për në Duomo. Aty do të bëhen përshëndetjet për tifozët nga Terrace 21 dhe DJ set.

FESTA NË RAST TITULLI KUNDËR TORINOS

I njëjti program, por të dielën në mbrëmje, nëse në vend të kësaj titulli do të mbërrinte gjashtë ditë më vonë kundër Torinos. Klubi do të kërkonte të luante në orën 15:00 për të siguruar që autobusi i hapur mund të nisej menjëherë pas ndeshjes.

INTER, KONCERT PËR TITULLIN

Pavarësisht datës, Interi ka ende në mendje tre ngjarje të tjera për të festuar yllin e dytë. Në datën 19 maj – datë që do të konfirmohet në pritje të kalendarëve zyrtarë – menjëherë pas ndeshjes kundër Lazios, e fundit e kampionatit ku do të jepet edhe trofeu, do të ketë një koncert në San Siro me të ftuar të ndryshëm, citon Gazzetta dello Sport. Max Pezzali, Andrea Bocelli dhe Tananai me prezencën edhe të Ligabue. Pas koncertit, ekipi dhe stafi teknik do të mblidhen për një darkë “institucionale”, ndoshta në Castello Sforzesco.

HIMNI I RI PËR YLLIN E DYTË

E së fundi, një surprizë: si në vitin 2021, kur u hodh në treg “I'm Inter”, po punohet për një himn të ri, i cili aktualisht ka një emër dhe autor top sekret.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI