Flash

Romario nuk resht së habituri, në fushë në moshën 58 vjeçare: "Do të luaj me djalin tim"

Lapsi.al 17 April 2024
Romario nuk resht së habituri, në fushë në moshën 58
Romario, kampion bote në vitin 1994 me Brazilin, do të rikthehet në një fushë futbolli për të veshur fanellën e klubit i të cilit ka qenë president që nga janari, America Rio de Zhaneiro. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes Instagramit. “Nuk do të luaj të gjithë kampionatin, por disa ndeshje me ekipin tim të preferuar dhe do të realizoj një ëndërr të fundit: të luaj përkrah djalit tim”, tha kampioni brazilian, tashmë 58 vjeç, i cili u tërhoq nga futbolli në moshën 42-vjeçare. Lexo më tej: "Ai është tradhëtar", "po e zë skleroza". Romario e Bebeto nga miqësia në urryejtje: shkaku është absurd Romario, i cili për të mos i munguar asgjë, është edhe senator në Brazil, ka nënshkruar një kontratë me pagë minimale. E madje, për arsye ligjore, duhet t'i kthejë paratë klubit të tij. Në nivel teknik, ai do të vendosë herë pas here, me trajnerin Marcus Alexandre, sesi do ta përdorë në fushë ish-kampionin e botës dhe një prej ikonave të Selecaos. Sigurisht, pavarësisht moshës së tij të avancuar, Romario është në formë të shkëlqyer fizike, duke qenë se zakonisht kënaqet me futbollin në plazhet e Rios, ku kalon shumë nga ditët e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Romário (@romariofaria)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI