Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Rritja e pagave në shtet, vrojtimi: Vetëm 46% e bizneseve vepruan njësoj

Lapsi.al 17 April 2024
Rritja e pagave në shtet, vrojtimi: Vetëm 46% e bizneseve vepruan

Vetëm 46% e kompanive kanë deklaruar se kanë rritur pagat e punonjësve, si një formë për të reflektuar politikën që qeveria ndoqi vitin e kaluar, duke rritur pagat e administratës.

Vrojtimi i Këshillit të Investimeve me 601 kompani tregon se jo të gjithë bizneset kanë reaguar njësoj.

Kështu 19% nuk mendonin se duhet të Kete ndonjë ndikim dhe 39% i janë përgjigjur “jo” pyetjes nëse kjo masë e qeverisë ka prekur pagat në kompaninë e tyre.

Të dhënat janë pjesë e vrojtimit të Sekretariatit mbi sfidat e sektorit privat të lidhura me informalitetin, produktivitetin dhe inovacionin.

Konkretisht, sipas anketës, trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve bashkë me pagat dhe bashkëpunimin me bizneset e huaja cilësohen si masat kryesore nga biznesi për të rritur produktivitetin.

Rritja e pagave është bërë pjesë e debatit, ku mungesa e punonjësve ka nxitur disa industri që të reagojnë, duke i rishikuar ato dukshëm edhe pse kjo mungesë tashmë është bërë e dukshme për çdo industri.

Por rritja e pagave të administratës ishte dukshëm më e shpejtë dhe më e lartë sesa biznesi, një ritëm që ky i fundit nuk ka pasur mundësi ta ndjekë, edhe pse cilësohet si një nga elementet që mund të rrisë produktivitetin.

Konkretisht qeveria vendosi në qershor të vitit të shkuar që të rriste pagat për specialistët e nivelit të ulët në administratën publike me nga 12-20 mijë lekë në muaj dhe në disa nivele, dyfish, ndërsa për infermierët dhe mësuesit, rritja e pagave ishte 3,600 lekë në muaj (7%).

Një tjetër rritje pagash parashikohet që të vijojë edhe këtë vit sa i takon administratës. Ministri i Financave Ervin Mete, deklaroi pak javë më parë se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.

Ministri do të theksonte se brenda prillit do të detajohen vendimet për të specifikuar rritjen e parashikuar të pagave për punonjësit e sektorit publik./ Monitor

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI