Flash

Detaje/ Arrestohet kryeplaku i Pepsumajt në Shkodër, në pranga edhe djali i tij

Lapsi.al 18 April 2024
Detaje/ Arrestohet kryeplaku i Pepsumajt në Shkodër, në pranga

Një tjetër rast i kultivimit të drogës është shkatërruar në Shkodër duke sjellë vënien në pranga të dy personave. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për mes një njoftimi ka bërë me dije se është vënë në pranga një 70-vjeçar përkatësisht me detyrë kryeplak në zonën Pepsumaj.

70-vjeçari, Ndue Fiku akuzohet për veprat "Kultivim i bimëve narkotike“ dhe “Shpërdorim të detyrës“. Ndërkohë në njoftim bëhet me dije se është arrestuar edhe 31-vjeçar Mark Fiku për kultivim droge.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ekzekutoi urdhrin e prokurorit mbi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në bazë të hetimeve të thelluara nga AMP-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sa më sipër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfshirjes në këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike nga shtetasit: - N. F., 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike“ dhe “Shpërdorimit të detyrës“. - M. F., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI