Flash

Guardiola ironizon Real Madrid: "I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse"

Lapsi.al 18 April 2024
Guardiola ironizon Real Madrid: "I përgëzoj për
Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh për daljen e ekipit të tij në çerekfinalen e Champions League. Spanjolli u shpreh kështu në konferencën për shtyp, pas humbjes ndaj Real Madrid: “Unë e përgëzoj Real Madrid për aftësinë e tyre për t'u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund. Ata bënë një shumë mirë dhe nuk ia arritëm qëllimit për detajet e fundit”. "Mendoj se tre ndeshjet kundër Real që kemi luajtur këtu, i kemi luajtur shumë mirë. Në Bernabeu nuk luajtëm njësoj dhe si trajner mund t'u kërkoj lojtarëve të mi vetëm të bëjnë këtë," shtoi trajneri katalanas. Lexo më tej: Video/ Real Madrid 'grabit' Etihad e shkon në gjysëmfinale: City dominoi, por del jashtë me penallti "Ne provuam gjithçka, nuk jam penduar – vazhdoi Guardiola -. Ne trajnerët gjithmonë përpiqemi të krijojmë më shumë dhe të pësojmë më pak në çdo ndeshje, sepse kjo të ndihmon të fitosh. Ne bëmë gjithçka, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ata bënë një gol të bukur dhe dy ose tre tranzicione ofensive, por është normale në këtë nivel duke pasur parasysh cilësinë që ata kanë. Ne luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme në çdo aspekt, në çdo repart, për fat të keq nuk fituam, kjo është e gjitha".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI