Flash

Haaland zhgënjyes kundër Real Madrid e tani edhe mund të largohet: dy klube e kërkojnë me ngulm

Lapsi.al 18 April 2024
Haaland zhgënjyes kundër Real Madrid e tani edhe mund të

Erling Haaland nuk ka luajtur një ndeshje të madhe në Champions League kundër Real Madrid dhe në Angli është vënë në qendër të kritikave. Shanset për lamtumirën e tij në fund të sezonit janë në rritje, me Barcelonën dhe PSG, që presin të interesuara.

Manchester City, në ndeshjen e djeshme, i mungoi qendërsulmuesi. Në një ndeshje ku Real Madrid u mbyll në mbrojtje, Erling Haaland u fshi në fushë nga mbrojtja e Rudiger dhe Nacho. Sulmuesi i Citizens nuk arriti të gjente golin mes dy ndeshjeve ndaj Real dhe dje u zëvendësua në fund të 90 minutave të rregullta për t'i lënë vend Julian Alvarez.

Guardiola, më pas, shpjegoi në konferencë se zëvendësimi u bë për shkak të lodhjes, jo për shkak të performancës së norvegjezit. Por loja e shtatlartit solli sërish në dritë kritikat. Tabloidet angleze nuk janë treguar dashamirëse ndaj tij dhe së fundmi shumë opinionistë e kanë sulmuar, veçanërisht Roy Keane dhe Jamie Gallagher.

LAMTUMIRA E MUNDSHME NË FUND TË SEZONIT

Kjo situatë po shton edhe shanset për ta parë Haaland larg Mançesterit. E ndërkohë, mund të ketë ardhur koha për një ndryshim në sulm për skuadra të ndryshme në Europë. Mbi të gjitha PSG që është gati të humbasë Mbappè dhe po vlerëson blerjen e norvegjezit si zëvendësues të tij. Skuadra tjetër që po mendon seriozisht për Haaland është Barcelona, e cila dëshiron t'i përgjigjet ardhjes së mundshme të Mbappe në Madrid. Për më tepër, Leëandoëski duket se është në rrugë të largimit, ndoshta drejt Arabisë.

Lexo më tej: Guardiola ironizon Real Madrid: "I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse"

Dy mundësi për Haaland, por çmimi i tij nuk është i lehtë për t'u blerë. Rreth 200 milionë do të nevojiten për ta rrëmbyer nga Manchester City. Si dhe një projekt teknik i denjë për golashënuesin më të mirë të Premier League.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI