Flash

João Félix i gabon të gjitha! Parashikimi (skandaloz) mbi çerekfinalet e Champions bëhet viral

Lapsi.al 18 April 2024
João Félix i gabon të gjitha! Parashikimi (skandaloz) mbi
João Félix me sa duket nuk kupton fare nga parashikimi i ndeshjeve, ose të paktën këtë ide ka dhënë nga tentativa për të gjetur skuadrat që do të kualifikoheshin në gjysmëfinale të Champions League, para se të luheshin ndeshjet. Javën e kaluar, para fillimit të çerekfinaleve, sulmuesi i Barcelonës e lejoi veten të hamendësonte se cilat skuadra do të kalonin në katër më të mirat: "Ne (Barça, red.), Atlético, Arsenal dhe Manchester City". Me pak fjalë, ai gjeti të gjitha skuadrat e gabuara.

PARASHIKIMI I JOÃO FÉLIX PËR ÇEREKFINALET

Gjithçka filloi rreth dhjetë ditë më parë, kur João Félix u intervistua nga Tot Costa. Portugezi u pyet se cilat klube do të kualifikoheshin në gjysmëfinale të Champions League. Në parashikimin e tij, sulmuesi i Barcelonës kishte parashikuar largimin nga kompeticioni të PSG, Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Real Madrid. Pikërisht katër skuadrat që kaluan në gjysmëfinale.

TË GJITHA GABIM, NË RRJETET SOCIALE NIS TALLJA

E kështu, shumë përdorues, sapo erdhën verdiktet e ndeshjeve të mbrëmshme dhe u zbuluan gjysmëfinalistët, iu kthyen fjalëve të João Félix. Deklaratat e tij u bënë virale dhe në rrjetet sociale disa përdorues u ekzaltuan me komente ironike: "Na jepni koeficientët që të bëhemi të gjithë milionerë", "Duhet të bësh më shumë parashikime...", "Nuk mendoja se kishte njeri më të dobët se unë për të gjetur rezultatet!". E tani që është eliminuar nga Champions League, João Félix mund të rikthehet të mendojë vetëm për kampionatin dhe El Clasico kundër Real Madrid të dielën në mbrëmje. Ndoshta këtë herë do të ishte më mirë që ai të mos bënte asnjë parashikim...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI