Flash

Kanye West sulmon fizikisht një burrë pas veprimit ndaj Bianca-s

Lapsi.al 18 April 2024
Kanye West sulmon fizikisht një burrë pas veprimit ndaj Bianca-s

Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim të pahijshëm ndaj gruas së tij, Bianca Censori.

Zëdhënës të reperit zbuluan për TMZ se personi në fjalë kishte futur duart nën fustanin e Censorit, e kishte kapur rreth belit dhe pasi e ka afruar te vetja, e ka puthur disa herë.

“Ajo u abuzua seksualisht me qëllim. Të thuash që u prek me dorë nga dikush nuk është as përshkrim i përafërt me atë që ndodhi vërtet”, vazhduan deklarimet.

Sipas burimeve, forcat e rendit e akuzojnë Kanye West për dhunë dhe pritet ta marrin në pyetje. Personi i sulmuar nga reperi nuk ka pasur nevojë për trajtime mjekësore pas incidentit, që ndodhi në një hotel luksoz në Sunset Boulevard.

Kjo nuk është hera e parë që artisti i "The Life of Pablo" e gjen veten përballë akuzave për sulm. Në janar 2022,Kanye u padit për sulm pasi ai dyshohet se goditi me grusht, Justin Poplawski.

Ky i fundit pohoi se ai po priste jashtë një hoteli për të marrë nënshkrimin e West, kur reperi i "Graduation" i tha atij "Zhduku nga këtu përpara se të të rrah ," sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ. .

Poplawski, i cili tha se më parë kishte marrë nënshkrimin e West pa probleme, pretendoi se stilisti s e goditi atë dhe e pyeti: "Pra, a dëshiron të sulmohesh?" Më pas, reperi dyshohet se e goditi atë disa herë më shumë, "duke e plagosur rëndë".

Incidenti i vitit 2022 fillimisht u hetua, por Kanye nuk u akuzua pasi Zyra e Prokurorit të Qytetit të LA vendosi se nuk kishte "nuk kishte gjasa të arsyeshme për dënim".

Të këshilluara

Princ William i rikthehet detyrave mbretërore

Princi i Uellsit do të udhëtojë ditën e nesërme në Londrën Perëndimore  për një sërë angazhimesh të përqendruara rreth ruajtjes së ushqimit. William do të vi...

17:35

Fedez në një romancë të re dashurie?

Fedez është përfolur së fundmi për një romancë të re dashurie. Artisti është fotografuar në Kaliforni, ku shkoi për festivalin, Coachella, i shoqëruar nga Gi...

15:43

Ndahet nga jeta regjisorja Eleanor Coppola

Eleanor Coppola, regjisorja fituese e çmimit Emmy, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Shkrimtarja fituese e çmimeve Emmy, vdiq të premten në shtëpinë e saj n...

21:00

Henry Cavill, baba për herë të parë

Henry Cavill dhe e dashura e tij Natalie Viscuso janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, tha ai për Access Hollywood. Duke shpjeguar se prindëri...

18:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI