Flash

Plas te Barcelona: Gündoğan akuzon Araújo për përjashtimin, mbrojtësi i përgjigjet ironikisht

Lapsi.al 18 April 2024
Plas te Barcelona: Gündoğan akuzon Araújo për

Gündoğan sulmon, Araújo mbrohet. Moment tensioni në Barcelonë pas eliminimit nga PSG në Champions League. Për ta ndezur shërbeu përplasja verbale në distancë mes mesfushorit dhe mbrojtësit blaugrana. Menjëherë pas ndeshjes, gjermani kishte kritikuar shokun e tij të skuadrës për veprimin që çoi në përjashtimin e tij dhe që ndikoi rëndë ndeshjen kundër parisienëve. Megjithatë sot, radhën e ka patur uruguaiani, i cili është kundërpërgjigjur ironikisht.

GUNDOGAN: "NË ATO RASTE DUHET TË JESH I SIGURTË SE DO KAPËSH TOPIN"

Pas humbjes me PSG, Gündoğan u shpreh kështu: "Jam shumë i zhgënjyer. Ne kishim kualifikimin në dorë dhe ia dhamë PSG. Në këto momente duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin (konsiderata i referohet përjashtimit të Araujo në minutën e 29' me rezultatin 1-0, red.) Nuk e di nëse ai e prek topin apo jo, por në këto momente preferoj të pësoj një gol ose një kundër një. Do t'i kisha dhënë mundësinë portierit të ndalonte gjuajtjen ose të shënonte kundërshtari”.

Lexo më tej: Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: "I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni"

ARAUJO REPLIKON: "PREFEROJ TA MBAJ PËR VETE ATË QË MENDOJ..."

I pranishëm në një aktivitet bamirësie së bashku me sulmuesin e Girona, Cristhian Stuani, Araújo iu rikthye humbjes dhe fjalëve të shokut të tij të skuadrës: "Jam i trishtuar për eliminimin, si të gjithë tifozët e Barcelonës. Ne kishim kualifikimin në duart tona. Veprimi im u përcaktua edhe nga fati, ishte një 50/50. Nëse nuk i binte bilbilit, nuk do ndodhte asgjë. Nëse fishkëllente duhet të më përjashtonte. Jam i trishtuar se si shkoi. Deklaratat e Gündoğan? Preferoj ta mbaj për vete atë që mendoj... Kam një kod moral dhe vlera që besoj se duhen respektuar”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI