Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Video/ Gonzales e Biraghi vendosin në shtesë, Fiorentina në gjysmëfinale: Aston Villa kualifikohet me penallti

Lapsi.al 18 April 2024
Video/ Gonzales e Biraghi vendosin në shtesë, Fiorentina në

Fiorentina kishte nevojë për kohët shtesë për të depërtuar në murin e Viktoria Plzen. Çekët u shpëtuan në mënyrë të përsëritur nga portieri i tyre Jedlička në kohën e rregullt, edhe pse mbetën me dhjetë lojtarë. Cadu u ndëshkua me karton të kuq (67'), por Plzen rezistoi për tu fundosur vetëm në kohën shtesë. Nico Gonzalez (91') dhe Biraghi (107') bënë rezultatin 2-0 dhe i dërgojnë italianët në gjysmëfinalet e Conference League. Tekniku Italiano feston një tjetër arritje të madhe: do të sfidojë Paok ose Bruges. Kualifikohet edhe Aston Villa, fitues me penallti në Lille.

FIORENTINA 2-0 VIKTORIA PLZEN (0-0)

Rrethim i plotë në 90', 28 goditje kundër dy të Viktoria Plzen, një shtyllë dhe një traversë, me një lojtar më shumë nga minuta e 66' për shkak të përjashtimit të Cadu, me pak fjalë, një portë e magjepsur për Fiorentinën. Por në fillimin e pjesës së parë shtesë, Franchi u përfshi menjëherë në ekstazë me golin e Nico Gonzalez. Sulmuesi mposhti Jedlička për të bërë rezultatin 1-0. Shifrat u dyfishuan, 2-0, në fillimin e shtesës së dytë falë një goli të kapitenit Biraghi. Një kalim më se i merituar në gjysmëfinalen e Conference League për skuadrën e teknikut Italiano, që dominoi në mënyrë evidente me 70% zotërim të topit dhe një epërsi të sikletshme në disa momente.

LILLE 2-1 ASTON VILLA (1-2)

Kualifikohet edhe Aston Villa, pavarësisht se nga Lille doli e mundur 2-1. Francezët barazuan rezultatin e ndeshjes së parë në Angli, por u dorëzuan pas goditjeve të 11 metërshave. Villians, një nga pretendentët për trofeun, e panë vetën në disavatanazh në minutën e 15' nga goli i Yazici. Lille e rriti presionin dhe në minutën e 68' Andre dyfishoi rezultatin, duke anuar kualifikimin nga ana e tyre. Befasia erdhi tre minuta nga fundi, kur Cash shënoi golin që e coi ndeshjen në shtesë. Nga pika e bardhë gaboi Bentaleb dhe Bailey, ndërsa Andre humbi penalltinë e fundit për Lille, që kualifikoi Aston Villa në gjysmëfinale të Conference League.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI