Flash

Video/ "Më pëlqen kombëtarja e Shqipërisë": Fabio Cannavaro, leksion të hapur për kursantët e UEFA PRO

Lapsi.al 18 April 2024
Video/ "Më pëlqen kombëtarja e Shqipërisë":
Fituesi i Topit të Artë Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”. Kampioni i botës me Kombëtaren italiane të futbollit mbërriti në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën 'Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë': “Trajnerët e rinj duhet të studiojnë sa më shumë sepse futbolli është në evoluim të përditshëm. E nëse nuk studiojnë mbeten pas dhe është një mëkat”, tha Cannavaro. Ish-qendërmbrojtësi i Juventus e njeriu që ka punuar edhe si asistent i Marcello Lippi, është ndalur me opinionin e tij te kombëtarja kuqezi, kundërshtari i ardhshëm i Italisë në Euro 2024: “Kombëtarja shqiptare, që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mirë, më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe në të gjithë Europën. Luajnë futboll të bukur dhe me shumë pasion dhe me siguri populli është krenar me këta lojtarë”, tha Cannavaro. Lexo më tej: Cannavaro kundër De Laurentiis: "Napoli po paguan arrogancën e kujt duhet të bënte zgjedhjet" Aktiviteti u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, ndërsa të ftuar ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, trajnerë, futbollistë, e ish-futbollistë. Fabio Cannavaro bëri edhe një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pa ambientet e reja të FSHF-së, dhe qendrën stërvitore të Kombëtares shqiptare të futbollit. Sakaq, ditën e premte, një leksion për kursantët e “UEFA PRO” do të mbajë edhe Francesco Troise, i cili në karrierën e tij ka punuar me Fabio Cannavaro.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI