Flash

Video/ Real Madrid 'grabit' Etihad e shkon në gjysëmfinale: City dominoi, por del jashtë me penallti

Lapsi.al 18 April 2024
Video/ Real Madrid 'grabit' Etihad e shkon në gjysëmfinale:

Real Madrid mposhti Manchester City me penallti në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League për të siguruar një vend në gjysmëfinale për të katërtin vit radhazi. Los Blancos zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12' me një goditje të Rodrygo. Spanjollët u tërhoqën më pas, duke pësuar një rrethim të vërtetë për një kohë të gjatë nga Citizens, të cilët më në fund gjetën golin e barazimit me De Bruyne. Një tjetër barazim, pas atij spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, që e çuan takimin në kohe shtese. Megjithatë, nga pika e bardhë, lojtarët e Carlo Ancelotti dolën fitues, falë pritjeve të një super Lunin dhe golit vendimtar të Rudiger.

Sfida e yjeve shkon për Real Madrid. Por duhen penalltitë për të dërguar Blancos në gjysmëfinale, ku do të gjejnë Bayern Munich. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, City dhe Real Madrid në Etihad të Mançesterit e mbyllën sërish në barazim. Një 1-1 që nuk u thye as pas kohës shtesë. Golat u shënuan nga Rodrygo në pjesën e parë dhe De Bruyne në pjesën e dytë.

Lexo më tej: Video/ Arsenal "përgjumet", Kimmich i ndëshkon: Bayern Munich fluturon në gjysmëfinale të Champions

Një traversë e Haaland dhe dy gola të humbur nga De Bruyne dhe Rudiger mbeten gjithashtu në mundësitë flagrante. Skenari i ndeshjes është paradoksal, pasi City e shtypi Real në zonën e tij ndërsa minutat kalonin. Një rrethim gjithnjë e më mbytës nga i cili në pjesën e dytë, në veçanti, spanjollët praktikisht nuk arritën kurrë të çliroheshin. E megjithatë patën meritën për tu mbrojtur në mënyrë efektive. Ndeshje, siç pritej, me ritëm shumë të lartë, por u deshën vetëm penalltitë për të nxjerrë verdiktin përfundimtar: vendimtare ishin gabimet e Bernardo Silva dhe Kovacic.

SEKUENCA E PENALLTIVE

Alvarez (M) - gol

Modric (R) - pritje

Bernardo Silva (M) - pritje

Bellingham (R) - gol

Kovacic (M) - pritje

Vasquez (R) - gol

Foden (M) - gol

Nacho (R) - gol

Ederson (M) - gol

Rudiger (R) - gol

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI