Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Berisha: Pse partnerët ndërkombëtarë heshtin për regjimin e Ramës

Lapsi.al 19 April 2024
Berisha: Pse partnerët ndërkombëtarë heshtin për

Diplomatët perëndimorë reaguan këtë të premte për protestën e opozitës para bashkisë. Duke reaguar tërthorazi, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë nuk kanë bërë asnjë deklaratë për një të tretën e shqiptareve që kanë braktisur vendin nga regjimi i Edi Ramës. Berisha tha para simpatizantëve të tij se me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, por Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë.

"Qytetarë dhe qytetare, çfarë kërkojme ne? Ne kërkojmë të çlirohemi nga kjo vjedhje e tmerrshme. Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata të cilët përdorin taksat për të rrëmbyer votën. Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata kriminelë të Spakut me në krye Altin Dumani, që ndryjnë në katastrofë dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Na thoni pak ju dumanistë që mbroni Dumanin, dosja 137 është krim monstruoz elektoral apo jo? Na thoni pak, dosja 184, është krim monstruoz elektoral apo jo? Na thoni pak, Shkodra në pushtimin e vrasësve serialë është krim elektoral apo jo?

Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja. Me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë. Sot është koha e guximit qytetar, sot është koha e zemërimit qytetar, sot është koha e dinjitetit qytetar, e ndershmërisë së qytetarëve.

Edhe njëherë ftoj shqiptarët në të katër anët e këtij vendi, kudo që janë, të shtrojnë një pyetje dhe vetëm një pyetje partnerëve tanë: po si ka mundësi zotërinj të nderuar që keni bërë dhe bëni me dhjetëra e qindra deklarata, por nuk keni një deklaratë për një të tretën e shqiptarëve që braktisën Shqipërinë nga në regjim armiqësor i Edi Ramës.

Na thoni pak, nuk do kërkoja kurrë një gjë të tillë po të mos ishte një zinxhir i pafundëm deklaratash. Na thoni pak në cilin komb në Europë kanë ikur kështu? Sirianët që nuk janë në Europë, në luftë civilët. Afganët se u erdhën mullahët. Shqiptarët ikin nga narkoshteti i drogës, nga vjedhjet e tmerrshme.

Ndaj dhe shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja. Shqiptarë, shpëtoni Shqipërinë nga kthetrat e këtij krimi monstruoz" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI