Flash

Gjermania merr masa të reja, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Lapsi.al 19 April 2024
Gjermania merr masa të reja, gjoba të larta për përdorimin e

Drejtuesit e automjeteve në Gjermani që konsumojnë shumë kanabis do të përballen me gjoba të larta në të ardhmen. Pas legalizimit të kanabisit në fillim të prillit qeveria federale gjermane planifikon që sikurse në rastin e konsumit të alkoolit, ta konsiderojë kundërvajtje administrative të shoqëruar me një gjobë deri në 3,500 euro edhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e kanabisit.

Sa i përket nivelit të kanabisit që parashikohet të quhet si rrezik në drejtimin e automjetit kufiri duhet të jetë afërsisht i njëjtë me sasinë prej 0,2 për militër alkool në gjak. Kjo do të thotë që nëse një person kapet gjatë drejtimit të automjetit me një nivel THC-je më të lartë se 3.5 nanogram për mililitër në gjak, ai mund të dënohet me një gjobë deri në 3,500 euro. THC-jaështë përbërës i bimës së kanabisit që është kryesisht përgjegjës për efektin dehës.

Me ligjin për personat që konsumojnë sasi të tepruara kanabisi gjatë drejtimit të automjetit qeveria gjermane ndjek mendimin e një komisioni ekspertësh, i cili rekomandoi vendosjen e një vlere kufi për përdorimin e kanabisit për ata që drejtojnë automjete dhe ndalimin e konsumit të përzier të alkoolit dhe kanabisit në qarkullimin rrugor.

Kanabis për konsum privat

Duke filluar nga 1 prilli në Gjermanipersonave nga mosha 18-vjeçare u lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tri bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.

Marrë nga DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.8 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.7 lekë dhe ...

08:29

Parashikimi/ Mot i paqëndrueshëm dhe me shi

Këtë të premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar. Moti parashikohet të jetë me al...

08:02

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI