Flash

Gjyqi ndaj Donald Trump, një person i vë flakën vetes jashtë gjykatës

Lapsi.al 19 April 2024
Gjyqi ndaj Donald Trump, një person i vë flakën vetes jashtë

Një burrë i ka vënë flakën vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi për Donald Trump për paratë e heshtura. Burri ndodhej në zonën e caktuar të protestës jashtë gjykatës. Një dëshmitar në vendngjarje tha se ai fillimisht hodhi fletushka në ajër dhe më pas i vuri flakën vetes. Sipas mediave të huaja, i riu është transportuar me barelë ndërsa raportohet se ka pësuar djegie të rënda.

Gjithashu Departamenti i policisë së Nju Jorkut është ende në vendngjarje dhe motivi është i paqartë. Zhvillimi tronditës erdhi menjëherë pasi përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin, duke i hapur rrugë prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës për të bërë deklaratat hapëse javën e ardhshme për këtë çështje ndaj ish presidentit amerikan, që rrjedh nga paratë e fshehura të paguara për një yll porno.

Të këshilluara

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit

Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kishin kryen sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës që kishin si objektiv luftëtarët dhe infrastrukturën e Ham...

19:23

Tmerri i grave që prostituojnë në Gjermani

Në Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut prostitucioni është model krejt normal biznesi, sidomos për burrat që janë tutorë prostitutash dhe n...

10:55

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI