Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Meta: Askush mos qajë hallin e Monës, e kemi yll bote. Mund të votohet për në kryesi

Lapsi.al 19 April 2024
Meta: Askush mos qajë hallin e Monës, e kemi yll bote. Mund të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se problemi kryesor në PL nuk është Monika Kryemadhi, por janë disa persona që sipas tij kanë përdorur lidhjen mes saj dhe Metës për të mos marrë përgjegjësi.

Edhe njëherë, Meta tha se Partia e Lirisë do ketë demokraci maksimale, duke luftuar nepotizmin.

Ai u shpreh se Monika Kryemadhi është deputetet e PL, por u shpreh se nëse në kryesi nuk mund të ketë dy persona nga e njëjta familje. Sipas tij, nëse Kryemadhi me votë zgjidhet anëtarë kryesie, ai do të shërbejë në komisionin e bujqësisë.

“Mona është zemra jonë. Mona është deputetet, mund të jetë se ne i kemi listat e hapura. Në fakt nuk është Mona problemi kryesor në parti, problemi është i atyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën për të mos marrë përgjegjësi.

Askush mos qajë hallin e Monës, Mona është deputete e Fierit dhe do ta tundi për Fierin. Mona ka një eksperiencë të shkëlqyer. Mona pas statutit mund të votohet për në kryesia dhe unë do vazhdoj të shërbej në PL në komisionin e bujqësisë apo në komisionin që drejton Genci. Kjo historia e Monës nuk është e Monës, kjo është një histori tjetër, është e atyre që kërkojnë që në këtë parti të ketë kaos dhe kakofoni, të mos ketë llogaridhënia, mos të ketë organizim, mos ketë axhende, mos ketë afate, të mos ketë lista të qartë të votuesve. Sepse mesa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Këtu nuk është problemi të rrimë në opozitë, por për të shpëtuar Shqipërinë nga një bandë që ka zënë për fyti dhe kërkon të përzërë këta të rinjtë që kanë mbetur

Ne duhet të lëvizim, të japim shpresë. Partia do ketë demokraci maksimale, të flasë kushdo dhe të dëgjohet këtu. Ama kur vjen te vendimet që merren, ka ekzekutim vendimesh”, tha ndër të tjera Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI