Flash

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet

Lapsi.al 19 April 2024
Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) 590,649 persona morën pension pleqërie në vitin 2023, me rritje vjetore 3,1%. Stoku i pensionistëve u zgjerua me rreth 17 mijë vitin e kaluar, një numër më i lartë pasi mesatarja vjetore, që nga 2010 me shtesë 15 mijë në vit. Ndryshe nga pritshmëritë, rritja e numrit të përfituesve nuk po ushtron presion mbi shpenzimet buxhetore, pasi pjesa më e madhe e atyre që po dalin në pension aktualisht nuk i plotësojnë kushtet për pagesa të plota. Në ana tjetër, rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi në sektorin publik dhe atë privat kanë ndikuar pozitivisht të ardhurat nga kontributet.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore nga kontributet e personave juridikë dhe fizikë vitin e kaluar arritën në 121,4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se në vitin 2022. Rritja e të ardhurave dhe frenimi i shpenzimeve bënë që subvencioni i buxhetit për skemën e sigurimeve të zbresë në 14,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 23 miliardë lekë që ishte në vitin 2022.

Buxheti i shtetit subvencionon shpenzimet e skemës publike të pensioneve që nuk mbulohen nga sigurimet. Por, duke qenë se pensionet e reja po dalin më të ulëta se pensioni mesatar në vend subvencionet e buxhetit për skemën e pensioneve po ulen. Por, teksa buxheti i shtetit ka ulur ekspozimin nga deficiti i skemës se sigurimeve, pensionistët nga ana tjetër vit pas viti marrin pagesa më të ulëta teksa kostot e jetesës po rriten.

Kontribuuesit dhe përfituesit u rritën me ritme të ngjashme në vitin 2023 duke bërë që për çdo pensionist të ketë 1.17 kontribuues një nivel i njëjtë me vitin 2022. Zhvillimet demografike dhe emigracioni i lartë i të rinjve e kanë zhbalancuar raportet kontribuues-përfitues. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990 vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime rreth 1.4 milionë persona.

Në vitin 2023 paguan sigurime vetëm 827 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte rreth 2,7 milionë banorë. Qeveria shqiptare dhe konsulentët e huaj si Banka Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, me qëllim korrigjimin e disa masave që kanë rezultuar të padobishme gjatë zbatimit të saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI