Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Video/ Bonucci tradhëton Fenerbahce, Olympiacos në gjysmëfinale me penallti: kalon edhe Bruges

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ Bonucci tradhëton Fenerbahce, Olympiacos në gjysmëfinale

Kualifikohet në gjysmëfinale të Conference League, duke u bashkuar me Aston Villa e Fiorentina, edhe Olympiacos e Bruges. Grekët arritën në katërshe pas 120' betejë me Fenerbahce, të vendosur në Stamboll me penallti. Vendimtar gabimi i Bonucci në 1 metërshin e fundit. Kalon pa probleme Bruges, që shkoi të fitonte 0-2 edhe në transfertën me PAOK.

PAOK-CLUB BRUGES 0-2

Për Fiorentinën në gjysmëfinale vjen Club Bruges, i cili pas fitores së parë triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Paok me rezultat 2-0 (3-0 në total). Ritmi mjaft i ngadaltë në fillim, me miqtët që u përpoqën të menaxhonin zotërimin e topit për të menaxhuar avantazhin e ndeshjes së parë. Me kalimin e minutave, zikaltërit rritën shpejtësinë dhe në minutën e 33' zhbllokuan ndeshjen me Jutglas, pas asistit të Sabbe. Dy minuta më vonë, belgët e vendosën efektivisht kualifikimin e tyre në kasafortë, me spanjollin që përsëriti veten. Në minutën e 35' në kundërsulm, Jutgla i çoi shifrat 2-0. Kështu, Bruges fiton 2-0 dhe fluturon në gjysmëfinale (me një total 3-0) ku e pret Fiorentina.

FENERBAHCE-OLYMPIACOS 1-0 (2-3 p.p)

Goditje e Olympiacos, eliminohet Fenerbahcen me penallti në shtëpi. Grekët arrijnë gjysmëfinalen e Conference League kundër Aston Villa. Fillim i shkëlqyer për turqit, të cilët godasin menjëherë pas vetëm pak minutash. Në minutën e 11' Szymanski shërbeu për Kahveci, i cili lëshoi një goditjen fituese duke kaluar turqit në epërsi. Verdheblutë ishin afër dyfishimit të epërsisë pak çaste më vonë, por pas tronditjes, skuadra helene tentoi të rigrupohej. Në fund të pjesës së parë të lojës Fener ishte vetëm 1-0 në avantazh, me rezultatin e përgjithshëm në 3-3. Për të gjithë pjesën e dytë vendasit shtynë fort në kërkim të golit të dytë, ndërsa të besuarit e Mendilibar ngrenë murin për ta çuar diskutimin e kualifikimit në kohën shtesë.

Lexo më tej: Video/ Gonzales e Biraghi vendosin në shtesë, Fiorentina në gjysmëfinale: Aston Villa kualifikohet me penallti

Në pesëmbëdhjetë minutat e fundit rrethimi turk ishte total. Olympiacos, për të shmangur të gjitha sulmet e kundërshtarëve, mbeti numerikisht inferior me përjashtimin e Ntoi në minutën e 123', por arriti ta dërgonte ndeshjen deri në penalltitë. Tadiç dhe Under gabuan nga pika e bardhë për Fenerbahçe) dhe El Arabi e Rodinei te grekët, por në penalltinë e pestë gabimi vendimtar ishte ai i Leonardo Bonuccit. Olympiacos fiton dhe fluturon për në gjysmëfinale, Fenerbahce eliminohet bujshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI