Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Video/ Tirana e katërta, presion para derbit: penalltia e Abazajt e supergoli i Jonuzit fundosin Erzenin

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ Tirana e katërta, presion para derbit: penalltia e Abazajt e

Tirana fiton, arrin vendin e katërt dhe i bën presion Dinamos dhe Partizanit, që do të zbresin në fushë nesër kundër njëri-tjetrit. Bardhelutë kanë mposhtur Erzenin 2-0 në transfertën e luajtur në “Elbasan Arena”. Penalltia e Abazaj e supergoli i Jonuzit fusin në telashe Deliallisin e të tijtë.

Shijakasit, -6 nga zona plyout, nuk mund t'i lejonin vetes një tjetër humbje, që me fitoren e Teutës mund ta bëjnë të paarritshme mundësinë për shpëtim me javët e mbetura në dispozicion, deri në fund të kampionatit. Kjo ndoshta kondicionoi psikologjikisht ndeshjen e Erzenit, gjë që e shfrytëzoi Tirana. Sfida u zhbllokua nga Abazaj në minutën e 19’ pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një prekje me dorë në zonë nga Atanda i dha mundësinë kryeqytetasve të kalojnë në avantazh. Erzeni reagoi pa forcë, vetëm Migone tentoi pa sukes e kështu pjesa e parë u mbyll 1-0.

Video/ Goli i Abazaj

Në të 54’ Erzeni kishte mundësinë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por Kahrimanoviç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Hoxhallari gaboi me ndërhyrjen e tij ndaj Zekës, por Kozi korrigjoi gjithcka duke mbajtur përpara të tijtë. E atëherë, i takoi Jonuzit të dyfishonte shihfrat, duke mbyllur ndeshjen. Një supergol nga distanca i mesfushorit, që nuk i la asnjë shans portierit shijakas. Në fund, edhe Patrick tentoi ti bashkohej festës, por goli i brazilianit u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të.

Video/ Goli i Jonuzit

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI