Flash

Berisha-Dumanit: Nuk ka rëndësi çfarë medalje merr jashtë, në Shqipëri ke medaljen e krimit

Lapsi.al 20 April 2024
Berisha-Dumanit: Nuk ka rëndësi çfarë medalje merr

Kryedemokrati Sali Berisha i kthehet drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumanit duke e quajtur atë një vegël të kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha, se çfarëdo medalje që mund të marrë Dumani nëpër botë, në Shqipëri ai ka medaljen e krimit.

Pjesë nga deklarata:

"Dhe unë i them këtij zotërie, që shtron këtë pyetje: Altin Dumani është bërë mburojë kryesore e veprave më të mëdha kriminale, vjedhjeve më të mëdha të shekullit të kësaj bande kriminale. Është bërë një vegël e shpifur në duart e Edi Ramës. Një lake që qëndron aty në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mendon se mbështetja e të huajve do e mbajë atë në detyrë, mos harro se je prokuror i shqiptarëve, por për shqiptarët je një kriminel.

Çfarëdo dekorate që mund të të japin, nga cili vendi i botës, ti ke në Shqipëri medaljen e turpit, të krimit. Armik i opozitës, armik i votës së lirë, armik i shqiptarëve. Ndaj dhe dil e tregoju shqiptarëve me se i ke blerë tre apartamentet gjer në vitin 2016? Të tjera do i marrësh vesh më vonë një nga një ti dhe ata që ngrenë kulte mbi hiçin, ata që ngrenë mite mbi plehun. Ne i qëndrojmë të vërtetave, do luftojmë për të vërtetat. Të vërtetat janë motoja jonë. Do marrim fatin tonë në duart tona. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Demokracinë shqiptare po e mbrojnë shqiptarët. Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët," tha Berisha.

Të këshilluara

IKMT nis shembjet në plazhin e Velipojës

Ka nisur në Velipojë mëngjesin e kësaj të shtune aksioni i IKMT për prishjen e 11 objekteve në pjesën e rërës. Rreth 65 efektive të policisë së Shkodrës marrin ...

13:33

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI