Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Guardiola ngacmon 'plagën' e Inter për finalen e Champions: "E fituam falë Lukakut"

Lapsi.al 20 April 2024
Guardiola ngacmon 'plagën' e Inter për finalen e Champions:
Pas eliminimit tronditës nga Champions League nga Real Madrid me penallti, te Manchester City të gjithë sytë janë drejtuar nga Premier League dhe FA Cup. Objektivi është të sjellë në shtëpi dy trofetë kombëtarë dhe për të fituar do të duhet të kapërcejë sot Chelsea në gjysmëfinalen e Wembley. "Pas ndeshjes kundër Real i falënderova lojtarët e mi - tha tekniku Pep Guardiola -. Ne ishim vetvetja më shumë se kurrë, por nuk mjaftoi. Për mua gjëja më e vështirë nuk është ngritja e trofeut, por të jem atje për 6-7 vite rresht, duke luftuar për të fituar diçka. Kjo është gjëja më e vështirë”. Lexo më tej: Video/ Manchester City në çatinë e Europës: Rodri 'vret' ëndërrën e Inter, e ndalur në traversë Pep Guardiola, i nxehtë në këtë temë para mediave, solli edhe finalen e fituar ndaj Inter në qershorin e kaluar falë golit të Rodri: "Ne humbëm ndeshjen e fundit kundër Real, pasi u treguam shumë të aftë - shpjegoi ai -. Ndërsa me zikaltrit ne fituam Champions League me Lukaku, që nga tre metra, e përsëris tre metra nga vija e portës, i vetëm, goditi drejtpërsëdrejti Ederson, portierin tonë. Atëherë të gjithë thanë se City ishte i mirë, ndërsa me Real kemi bërë akoma më mirë pa mundur të shënojmë. Detajet kanë rëndësi, kështu është në futboll dhe duhet pranuar”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI