Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Juventus nuk ndryshon trajner, Giuntoli "konfirmon" Max Allegri: "Jemi të kënaqur me të"

Lapsi.al 20 April 2024
Juventus nuk ndryshon trajner, Giuntoli "konfirmon" Max Allegri:
Kur bëhet fjalë për dyshen Juventus-Allegri, thashethemet, rezultatet dhe siguritë mediatike janë të parëndësishme. Ai do të qëndrojë gjithsesi. Nuk ka asnjë Thiago Motta që ta shqetësojë, madje edhe emra më me peshë kur u fol për Zidane. Kur të gjithë e konsideronin tashmë në ikje, Cristiano Giuntoli, menaxheri i zonës teknike të Juventus, mori përsipër të sqaronte se askush nuk do të mund ta largojë kurrë teknikun Allegri nga ajo pankinë. Para ndeshjes së Cagliari, por edhe nëse do të ishte prapa 2-2 final nuk do të ndryshonte asgjë, Giuntoli vendosi t'i japë fund të gjitha spekulimeve të merkatos. Njoftimet për shtyp nga John Elkann që nuk e përmendin, zërat se Calafiori dhe Zirkzee janë kërkuar nga trajneri i Bolonjës dalin bosh. Asgjë nuk do ta lëvizë Allegrin nga mjedisi i tij natyror. Lexo më tej: Video/ Cagliari përpara me dy penallti, Juventus kthehet në pjesën e dytë: autogoli i Dossena kushton 2 pikë "Ne jemi të lumtur me teknikun Allegri, që po bën një punë të shkëlqyer. Në fund të vitit, me kartat tona në tavolinë, do të planifikojmë të ardhmen së bashku. Për momentin ka edhe një kontratë dhe më pas duam të përqendrohemi vetëm te objektivat që duhen arritur në fushë. Duhet të programojmë të ardhmen, së bashku, me qetësi. Edhe sepse duhet të bashkojmë në radhë të parë aspektet teknike dhe ato ekonomike”, është shprehur Giuntoli.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI