Flash

Shembet çatia, humb jetën punëtori shqiptar në Maltë

Lapsi.al 20 April 2024
Shembet çatia, humb jetën punëtori shqiptar në Maltë

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Maltë, teksa punonte për rikonstruktimin e çatisë në banesë. Çatia që u shemb zuri poshtë shqiptarin, i cili nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë një tjetër punëtor shqiptar mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, 20 prill, në Sliema. Siç raportojnë mediat vendase, çatia u shemb duke zënë poshtë dy shqipatrët. Punëtori 31-vjeçari, i cili arriti të shpëtonte, ka dalë vetë nga rrënojat. Viktima është 51 vjeç dhe dy shqiptarët banonin në qytetin Zebbug.

Dy punonjësit shqiptar po kryenin punime në një shtëpi në rrugën St Ignatius në Sliema kur fqinjët dëgjuan një zhurmë të madhe pak kohë para orës 10 të mëngjesit. Një grua që jeton afër vendit të ngjarjes, u tha gazetarëve se doli me shpejtësi jashtë dhe pa një shtëllungë të madhe pluhuri dhe një burrë që po dilte nga ndërtesa, i cili po kërkonte një ambulancë pasi kolegu i tij ishte bllokuar brenda.

Autoriteti i Ndërtimit ka njoftuar se pronari i banesës nuk kishte marrë ende lejen për ndërtim, ndonëse dy shqiptarët kishin filluar me rikonstruktimin.

“Rezultoi se punimet që po kryheshin në ambientet e brendshme të pronës nuk kishin miratimin e plotë të Autoritetit të Planifikimit, pasi aplikimi me atë autoritet ishte ende në pritje”, u tha në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI