Flash

Të dënuar për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre persona në Fier

Lapsi.al 20 April 2024
Të dënuar për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre

Policia në Fier ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale dhe ka kapur në flagrancë një tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar ndaj tij nga gjykata.

"Drejtoria Vendore e Policisë, Fier:

1 - Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Eriol Ndoni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

2 - Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Orial Murati, 36 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale "Kanosja".

3 - Arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në fshatin Graçan, Mallakastër, pasi është kapur në lëvizje, në Ballsh, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar ndaj tij, nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI