Flash

Video/ Manchester City fluturon në finalen e FA Cup: Bernardo Silva eliminon Chelsea

Lapsi.al 20 April 2024
Video/ Manchester City fluturon në finalen e FA Cup: Bernardo Silva

Manchester City ngre kokën pasi u eliminua nga Champions League nga Real Madrid, duke arritur finalen e FA Cup dhe duke triumfuar 1-0 në gjysmëfinale ndaj Chelsea. Ndeshje e vështirë për Citizens, që vuajtën nga kundërsulmet e Blues. Hyrja e Doku, në pjesën e dytë, ndryshoi ndeshjen dhe në minutën e 84' trofembajtësit gjetën avantazhin falë goditjes së Bernardo Silva. City tani do të përballet me fituesin e Coventry-Manchester United.

Manchester City rikthehet menjëherë, duke mposhtur Chelsea 1-0 në gjysmëfinalen e FA Cup dhe duke arritur finalen e turneut. Në fazat e para të lojës, skuadra e Pochettino i lë zotërimin e topit Citizens, në përpjekje për të shfrytëzuar kundërsulmet. Jackson ishte shumë i frymëzuar në fillim, e tij ishte goditja e parë e ndeshjes (bllokuar nga Ortega). Agresiviteti i Blues i vuri në vështirësi të mëdha lojtarët e teknikut Guardiola, që pësuan një numër të madh kundërsulmesh. Në minutën e 38' londinezët shkuan pranë avantazhit, por goditja e ish-lojtarit të tyre Palmer u ndal nga Ortega. Ndeshja ishte shumë më e ekuilibruar nga sa pritej, ku pjesa e parë u mbyll pa gola, me rezultatin 0-0.

Lexo më tej: Video/ Arsenal rikthehet në krye të Premier League: goleadë e Brentford e Burnley

DOKU NDRYSHOI LOJËN

Pas kthimit në fushë pas pushimit, ishte Chelsea që kërcënoi sërish me një rast të dyfishtë për Jackson, të cilin portieri gjerman i Citizens e ndali me sukses. Përgjigja e Manchester ishte e menjëhershme, me Petrovic që duhej të zgjatej për të shmangur avantazhin e Foden. Pas një ore, Guardiola aktivizoi Doku, që mori menjëherë skenën me disa goditje shumë tinëzare. Ish-anësori belg i Rennes u bë thelbësor në minutën e 84', kur City arriti të thyejë bllokimin. Pasim për De Bruyne, i cili shërbeu në qendër te Bernardo Silva, i cili shënoi golin e ndeshjes. Në fund, Palmer dhe shokët e tij u përpoqën në çdo mënyrë për të barazuar, por njerëzit e Guardiolës triumfuan. Manchester City fiton dhe shkon në finale, ku e pret fituesi i gjysmëfinales tjetër Coventry-Manchester United. Chelsea u eliminua, duke braktisur ëndrrën e tyre për të arritur Evropën falë FA Cup.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI