Flash

Votimi në 4 komunat në veri të Kosovës, 33 shkolla serbe nuk e lejojnë

Lapsi.al 20 April 2024
Votimi në 4 komunat në veri të Kosovës, 33 shkolla serbe nuk

33 shkolla serbe në katër komunat veriore të Kosovës kanë refuzuar të lejojnë votimin për shkarkimin e kryetarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të gjejë qendra alternative e që do të jenë hapësira publike e disa private. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Zvecanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje në këtë proces.

“21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyrë, nuk lejon Policia e Kosovës”, tha Albin Kurti.

Nga 43 qendra të votimit sa ishin përcaktuar fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë mbetur vetëm 23. Më 21 prill votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë të katër komunave të veriut.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI