Flash

Barcelona ndihet e vjedhur në El Classico: Yamal u ndal nga Lunin, gol fantazëm në Real-Barcellona

Lapsi.al 22 April 2024
Barcelona ndihet e vjedhur në El Classico: Yamal u ndal nga Lunin, gol
Është gol apo nuk është gol? Pyetja klasike e topave të diskutueshëm nëse e kanë kaluar apo jo vijën e portës u bë edhe në El Calssico Real Madrid-Barcelona. Polemika të mëdha kanë shpërthyer në Spanjë për atë që quhet 'goli fantazëm'. Goditja me kokë e Yamal u ndal nga Lunin që e nxorri jashtë portës, por la shumë dyshime nëse topi kishte hyrë brenda apo jo. Nga ana tjetër, sistemi Goal Line Technology dhe VAR nuk përdoret në La Liga, që duke parë imazhet nga kënde të ndryshme, vendosi që jo, nuk ishte gol. Por dyshimet në El Clasico, veçanërisht për skuadrën Blaugrana mbeten. Nuk është rastësi postimi i Barcelonës pikërisht për pritjen e Lunin, në goditjen e Yamal: "Është një gol, apo jo?". Kësaj iu shtuan fjalët e portierit gjerman të katalanasve Ter Stegen: "Është një turp për botën e futbollit. Ka kaq shumë para në futboll dhe pastaj nuk kemi Goal Line Technology?". Real Madrid fitoi ndeshjen me përmbysje 3-2. Barcelona dy herë në avantazh me golat e Christensen e Firmin Lopez u arritën nga penalltia e Vinicius dhe goli i Lucas Vasquez, përpara se Bellingham të vendoste ndeshjen në shtesë. Blancos kryesojnë tani me 81 pikë, të ndjekur nga Barcelona me 70, vendi i dytë i të cilëve kërcënohet nga Girona me vetëm dy pikë më pak.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI