Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Dëbora lë pasoja në Dibër dhe në Bulqizë

Lapsi.al 22 April 2024
Dëbora lë pasoja në Dibër dhe në Bulqizë

Dëbora e rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme në bujqësi në të gjithë Dibrën e Bulqizën. Në Qarkun Dibër me të prekura ishin bashkitë Dibër e Bulqizë, ku trashësia e borës arriti deri në 15 centimetra.

Gazetari Enver Doçi raporton se për shkak se temperaturat gjatë natës ju afruan vlerës 0 gradë celsius, dëbora e rënë gjatë ditës nuk arriti të shkrihej. Kjo ka bërë që të ketë dëme në bujqësi, kryesisht në frutikulturë.

Banorët e fshatit Kodra e Danit në njësinë administrative Fushë Bulqizë thonë se nuk e mbajnë mend që të ketë reshje dëbore në fund të muajit Prill. Ata shprehen se bora ka thyer pemët frutore, të cilat kanë qenë me fruta. Duke nisur edhe nga temperaturat e ulëta, banorët i frikësohen dëmeve të mëtejshme për prodhimin e këtij viti.

Sa i përket lëvizjes së banorëve, ajo është bërë normalisht në të gjithë Qarkun Dibër, ndërsa specialistët e bujqësisë e shohin si të dëmshme dhe me pasoja të mëdha në ditët në vijim nëse nuk do të ketë rritje temperaturash.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI