Flash

Giuntoli konfirmoi teknikun Allegri, tifozët i dalin kundër: lind hashtagu #GiuntoliOut

Lapsi.al 22 April 2024
Giuntoli konfirmoi teknikun Allegri, tifozët i dalin kundër: lind
Tifozët e Juventus kanë nisur një trend të ri në rrjetet sociale pas atij të famshmit #Allegriout. Në fakt, tani ka lindur edhe #Giuntoliout, menjëherë pasi drejtori sportiv i Juventus rinovoi besimin tek trajneri. Juventus po planifikon të ardhmen dhe njeriu në qendër të rindërtimit është Cristiano Giuntoli. E konfirmuar kjo edhe nga John Elkann në letrat drejtuar aksionerëve të Exor, një fond që zotëron edhe bardhezinjtë. Elementi i parë në të cilën ish-drejtori sportiv i Napolit duhej të shprehej ishte drejtuesi teknik i radhës, dhe në prag të Cagliari-Juventus Giuntoli rinovoi besimin e tij te Massimiiano Allegri, duke hapur mundësinë që ai të qëndrojë ulur në pankinën e Juventus edhe sezonin e ardhshëm. Shumica e tifozëve të Juventus nuk e pritën mirë këtë lajm. Allegri nuk gëzon shumë vlerësim mes një pjese të madhe të tifozëve bardhezinj dhe shumë do të kishin dashur të shihnin një fytyrë të re në drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Konfirmimi i bërë nga drejtori sportiv shkaktoi zemërimin në rrjetet sociale të mbështetësve të Juventus, të cilët nisën hashtagun #GiuntoliOut në X.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI