Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Ish-deputeti i Ilir Metës del nga SPAK me gojën kyçur

Lapsi.al 22 April 2024
Ish-deputeti i Ilir Metës del nga SPAK me gojën kyçur

Ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni dha shpjegime për 4 orë me radhë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ralf Gjoni nuk bëri asnjë koment në lidhje me sa dëshmoi në prokurori, por ndryshe nga ish-shefi i tij Ilir Meta, që ka ashpërsuar tonet ndaj SPAK, ish-deputeti theksoi se Struktura Antikorrupsion duhet mbështetur.

"Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë." - u shpreh Ralf Gjoni.

Gjoni ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Metës si këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas deputet i LSI.

Rrugët e tij me Metën e Kryemadhin u ndanë në 2019, kur refuzoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

SPAK mësohet ta ketë pyetur për marrëdhëniet që ka patur me Metën e Kryemadhin. Spak po heton për çiftin Meta-Kryemadhi për çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit me SHBA dhe pasurinë e tyre.

Të këshilluara

Dëbora lë pasoja në Dibër dhe në Bulqizë

Dëbora e rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme në bujqësi në të gjithë Dibrën e Bulqizën. Në Qarkun Dibër me të prekura ishin bashkitë Dibër e Bulqizë, ku tra...

13:41

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI