Flash

"Ka një spiun". Pioli vë alarmin, spiuni godet sërish: zbulohet para kohe formacioni i Milan për derbin

Lapsi.al 22 April 2024
"Ka një spiun". Pioli vë alarmin, spiuni godet sërish:

Pioli dje në konferencën për shtyp kishte aluduar për praninë e një spiuni në dhomën e zhveshjes së Milan. E vërtet duhet të ketë një të tillë, duke qenë se formacioni i mbrëmjes së sotme ndaj Inter është zbuluar para kohe.

MILAN KA NJË SPIUN

Dje në konferencën për shtyp Pioli tha: "Formacionin do ta mësoni shumë shpejt... Si mund të mos përgatitesh mirë për një ndeshje kaq të rëndësishme nga pikëpamja mendore? Për zgjedhjet taktike mendoj se mund të bëja gjithçka: të ndryshoj gjithçka, të konfirmoj gjithçka, jam i hapur për gjithçka".

Lexo më tej: Milan futet në derbi në kërkim të trajnerit: kontakte me Conte, pëlqehet Lopetegui

Trajneri i Milan aludoi për praninë e një spiuni brenda dhomës së zhveshjes së kuqezinjve. Por urithi brenda skuadrës u konfirmua menjëherë. Nuk është rastësi që janë dhënë detajet e formacionit atipik të projektuar nga Pioli për derbin.

PIOLI RRESHTON LEAO QENDËRSULMUES

Trajneri i Milan, pranë largimit, por me mundësinë për t'i dhënë një gëzim të fundit tifozëve të tij, po mendon të vendosë Rafa Leao në rolin e qendërsulmuesit mbrëmjen e sotme kundër Inter. Kështu, do të ketë pankinë për Giroud. Në ndihmë të portugezit në rolin e tij të ri do të jenë Pulisic, Loftus-Cheek dhe Musah, në mesfushë Reijnders dhe Adli. Ndërsa mbrojtja do të formohet nga Tomori e Gabbia në qendër, Theo dhe Calabria në krahë. Në portë i palëvizshëm Maignan.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI