Flash

Moratti zbulon fatin e trishtë të Zhang: "Është i detyruar të qendrojë në Kinë"

Lapsi.al 22 April 2024
Moratti zbulon fatin e trishtë të Zhang: "Është i
Ish-presidenti i Inter Massimo Moratti u kthye të flasë për Inter dhe marrëveshjen e re të arritur nga Zhang për të mbajtur klubin. Por në mënyrë të pavullnetshme ai zbuloi edhe arsyen përse presidenti zikaltër nuk do të jetë në Itali për festën e titullit. Në derbin me Milan, zikaltrit mund të fitojë kampionatin e njëzetë në histori. Skuadra e teknikut Inzaghi duhet të fitojë që të mund të festojë kampionatin dhe yllin e dytë në San Siro. Megjithatë, mungesa e fitores ndaj kuqezinjve nuk do të ishte problem për Inter, që e ka në xhep fitoren përfundimtare. Milano zikaltër është duke u përgatitur për festën. Ai që nuk do të marrë pjesë aty do të jetë Steven Zhang, presidenti i Inter. Zhang, pasi ka marrë një hua nga një tjetër fond investimi, për të shlyer atë me Oaktree dhe për të mbajtur klubin, ka mbetur ende në Kinë. Ai tashmë ka bërë të ditur se nuk mund të kthehet në Itali për të festuar me skuadrën.

MORATTI JEP PADASHUR INFORMACIONE PËR ZHANG

Ish-presidenti i zikaltërve Massimo Moratti foli për këtë në Radio 24 dhe tha: "Si e mirëpres këtë lajm? Mirë, sepse nuk e di kurrë se si do të jetë pronari i ri dhe më duket se Zhang ka sjellë shumë rezultate të shkëlqyera. Presidencat maten me fitore dhe më duket se ka pasur të drejtë që ka lënë njerëzit e tij të punojnë. Pastaj që është i detyruar të qëndrojë në Kinë, dhe nuk mund të vijë në Itali, nuk është faji i tij, me pak fjalë, kaq. Kështu, ka një ndalim nga Kina për kthimin e Zhang në Itali dhe nuk është se presidenti zikaltër dëshironte të qëndronte atje për të menaxhuar grupin Suning, siç mendohej deri më tani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI